Auto&Tech
Maska e re për fytyrë e kompanisë Razer ventilon ajrin dhe amplifikon zërin tuaj
Demokracia
09:20 | 27 Janar 2021

Share:

Prodhuesi i pajisjeve dhe i lojërave, Razer, ka krijuar një maskë të ripërdorshme të fytyrës që përmban një aparat respirator të shkallës mjekësore, një mikrofon dhe një amplifikator të integruar.

Projekti Hazel, maska, e cila aktualisht është një koncept dhe nuk është në dispozicion për t’u blerë akoma, adreson “çështjet mjedisore të maskave, ndërsa rrit tiparet e një mbulese mbrojtëse personale me shumë përdorime”, citojnë mediat e huaja kompaninë Razer, transmeton Demokracia.com.

Kjo kompani-prodhuese e madhe e pajisjeve, e njohur për mausët e kompjuterëve dhe laptopët e saj, thotë se maska ka një aparat respirator të shkallës mjekësore N95; ventilues të ndashëm dhe që rimbushet dhe rregullatorët e rrjedhës së ajrit.

Ventiluesit mund të rimbushen dhe pastrohen duke i vendosur brenda kutisë së mbushjes pa tel, e cila përmban dezinfektimin e ‘dritave UV’.

Kompania tha se maska e papërshkueshme nga uji, rezistente ndaj gërvishtjeve është bërë nga plastika të riciklueshme, duke zvogëluar më tej ndikimin e saj në mjedis.

Dizajni transparent i maskës lejon njerëzit të shohin fytyrën e bartësit dhe dritat brenda maskës aktivizohen automatikisht në errësirë. Një mikrofon dhe amplifikator përmirësojnë fjalët.

Dhe përdoruesit e saj mund të rregullojnë pamjen e tyre duke aktivizuar dy zona ndriçimi me një zgjedhje prej 16,8 milionë ngjyrash dhe një larmi efektesh dinamike ndriçimi.

“Koncepti i maskës inteligjente ‘Project Hazel’ ka për qëllim të jetë funksional, komod dhe e dobishme për të bashkëvepruar me botën, duke ruajtur një estetikë të shoqërueshëm,” tha Min-Liang Tan, bashkëthemelues dhe CEO i Razer. /Demokracia.com

Të ngjashme