Lajme
Aksident i rëndë në Pejë, katër persona dërgohen me urgjencë në spital
Demokracia
16:16 | 17 Maj 2024

Share:

Katër persona kanë mbetur të lënduar pas një aksidenti mes dy veturave sot në në fshatin Raushiq të Pejës.

Lajmin për express e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, i cili tha se hetuesit janë në vendin e ngjarjes.

“Sot rreth orës 14:00 ka ndodhur një aksident në fshatin Raushiq të Pejës. Në këtë aksident kanë marrë pjesë dy vetura. Katër persona janë dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal. Hetuesit policorë të trafikut janë në vendngjarje”.

Të ngjashme