Sport
Mashtrimi i madh që mbrojtësi i Liverpoolit i bëri Ibrahimoviqit dhe Kessies, Klopp nuk përmbahet
Demokracia
09:15 | 08 Dhjetor 2021

Share:

Liverpooli eliminoi Milanin nga kompeticionet evropiane duke e mundur me rezultat 1:2, edhe pse luajti me një formacion ku kishte shumë zgjedhje të dyta.

Por këta të fundit bënë që të mos ndjehej mungesa e titullarëve, si në rastin e Nataniel Filips.

Lojtari i cili zëvendësoi Van Dijk në qendër të mbrojtjes, bëri një ndeshje të shkëlqyer dhe në mendjen e të gjithëve mbeti sidomos kthesa e minutës së 69-të. Ai mori topin në zonën e vet dhe me Kessies e Ibran që vinin nga të dy krahët, bëri një kthesë të shpejtë duke i nxjerrë të dy bosh.

“Ai zhvilloi një ndeshje të jashtëzakonshme. Kthesa? Ishte qesharake! E njëjta gjë edhe për Sadio Mane dhe Mo Salah, ndeshja e sotme ishte e jashtëzakonshme. Mo shënoi golin e parë, Sadio ndërtoi golin e  dytë. Kjo përzierje e këmbëve të freskëta me cilësinë e tyre, ishte diçka e mirë sot. Mendoj se kur unë thashë para ndeshjes që dëshironim të fitonim, të gjithë thanë ”po sigurisht” me mosbesim. Por ne kishim nevojë për këmbë të freskëta, dëshirë për të luajtur, gjë që është e vështirë me kalendarin epik që kemi. Ndaj nuk mund të jem më krenar për atë që bënë djemtë sot”, tha Jurgen Klopp, trajneri i Liverpulit pas përfundimit të sfidës. /Demokracia.com

Të ngjashme