Arte
Marvel prezanton Captain America si homoseksual
Demokracia
19:06 | 18 Mars 2021

Share:

Aaron Fischer, një adoleshent homoseksual, do të marrë mantelin e Kapiten Amerikës në Shtetet e Bashkuara, duke shënuar 80 vjetorin e personazhit.

Një adoleshent që “qëndron për të shtypurit dhe të harruarit” do të bëhet personazhi i parë LGBTQ + që merr mantelin e Kapiten Amerikës.

Marvel Comics po feston 80 vjetorin e heroit amerikan me fillimin e një serie të re, Shtetet e Bashkuara të Kapiten Amerikës, në të cilën Steve Rogers i tanishëm do të bashkohet me ish-Kapitenin Amerikan kur mburoja e tij do të zhduket, transmeton Demokracia.com.

Heronjtë do të bëjnë një udhëtim rrugor nëpër SH.B.A. për të gjetur mburojën dhe do të takojnë njerëz nga “të gjitha sferat e jetës” të cilët kanë marrë mantelin e Kapiten Amerikës për të mbrojtur komunitetet e tyre.

Aaron Fischer, një adoleshent homoseksual, do të jetë i pari, në serinë e re të kufizuar, e cila do të lansohet në qershor.

Marvel e përshkroi Fischer, i cili do të jetë “Kapiten Amerika i Hekurudhave”, si “një adoleshent i patrembur që u ngrit për të mbrojtur të ikurit dhe të pa strehuarit”, me debutimin e tij në kohën e duhur që të përkonte me Muajin e Krenarisë në SH.B.A. /Demokracia.com/

Të ngjashme