Arte
Martesa katër ditore e Pamela Anderson dhe Tommy Lee do të portretizohet në një serial
Demokracia
20:39 | 03 Prill 2021

Share:

Hulu ka njoftuar se do të nis një seri të re me tetë pjesë e cila ndjek historinë e martesës së yllit të Baywatch, Pamela Anderson, me bateristin e bendit Mötley Crüe, Tommy Lee.

Ata u takuan dhe u martuan në një kohë rekord, pas katër ditësh duke u bërë kështu epiqendra e vëmendjes së mediave, transmeton Demokracia.com

Kësaj natyrisht i kontribon fakti i daljes së kasetës me përmbajtje pornografike që çifti kishte bërë gjatë muajit të mjaltit.

Kjo kasetë shënon filmin pornografik të parë që u bë viral, duke sjellë kështu një prirje të re në industrinë e njerëzve që kanë kureshtje për të parë jetët private të njerëzve tjerë.

Në të njejtën kohë hakimi i kasetës shënon edhe një moment definitiv në bisedat për privatësinë e personave të famshëm.

Produksionii është planifikuar të fillojë në pranverë, nën titullin Pam & Tommy, ndërsa në rolet kryesore janë Lily James dhe Sebastian Stan./Demokracia.com/

Të ngjashme