Lajme
Mariupolin po e mbrojnë 800 ushtarë të batalionit Azov. Kush janë ata?
Demokracia
23:04 | 19 Mars 2022

Share:

Për javë të tëra, Mariupol i ka rezistuar sulmit rus dhe po mbrohet nga një batalion nacionalist prej rreth 800 vullnetarësh, shkruan BBC.

Batalioni Azov u formua për të luftuar separatistët pro-rusë që pushtuan territoret e Ukrainës lindore në vitin 2014. Batalioni u emërua sipas Detit të Azov, në brigjet e të cilit është Mariupol, transmeton Demokracia.com.

Ukrainasit janë ata heronj që luftojnë kundër pushtuesve shumë më të shumtë rusë dhe humbin jetën në bombardimet që vranë më shumë se 2000 civilë në Mariupol dhe dëmtuan deri në 90% të ndërtesave.

Për Rusinë, ata janë neo-nazistë, organizata e të cilëve vjen nga grupi neo-nazist Patriotët e Ukrainës.

Ata mbajnë shenjat e Wolfsangel, të përdorura nga njësitë famëkeqe naziste SS dhe të mbështetura nga neo-nazistët. Por batalioni thotë se simboli i tyre përfaqëson germat e para të parullës “Ideja Kombëtare” dhe se nuk ia kanë marrë nazistëve.

Azov tani është i integruar në ushtrinë ukrainase

Udhëheqësit e vjetër ekstremistë të Azovit tani janë zhdukur dhe batalioni është bërë pjesë e Gardës Kombëtare të Ukrainës, nën mbikëqyrjen dhe komandën zyrtare të qeverisë në Kiev.

BBC shkruan se Ukraina është marrë me neo-nazistët vitet e fundit dhe tani nuk ka parti nacionaliste në parlament. Batalioni aktualisht tërheq një gamë të gjerë nacionalistësh, ultranacionalistësh dhe grupe të tjera të lidhura nga urrejtja ndaj Rusisë. Gjysma e tyre vijnë nga lindja dhe shumë flasin rusisht. /Demokracia.com/

VIDEO| Bëhet lajm botëror thirrja dëshpëruese e policit nga Mariupoli: Macron, Biden, na ndihmoni ju lutem

Të ngjashme