Kuriozitete
Macja e kuptoi se pronarja e saj ishte shtatzënë – reagimi i kafshës bëhet viral
Demokracia
14:57 | 08 Maj 2022

Share:

Një video që tregon një mace duke e përqafuar pronaren shtatzënë është bërë virale.

Videoja e publikuar në Reddit mblodhi më shumë se 41 mijë pëlqime dhe vërtetoi se disa mace mund ta ndjejnë shtatzëninë e njerëzve.

“Macja e ndjeu se diçka është ndryshe”, shkruhet në titullin e pamjeve të publikuara, e cila përbëhet nga disa video të realizuara gjatë shtatzënisë së pronares.

Në klipin e parë, macja shikon me dyshim barkun e zhveshur të pronares së saj, më pas e prek butësisht me putrën dhe e nuhat atë.

Pas kësaj, ai bëhet i fiksuar pas barkut në rritje të pronares ndërsa e përkëdhel dhe nuk e ndan kokën nga barku i saj.

Marrëdhënia e veçantë vazhdon edhe pas lindjes së foshnjës. Në fund të videos janë dy foto ku shihet një foshnjë e shtrirë në bark dhe një mace pranë saj. Më poshtë mund ta shikoni videon. /Telegrafi

Të ngjashme
Kuriozitete • 26 Prill 2024