Lajme
Lushtaku: Albin kërkoju falje qytetarëve, po bëni lojë me durimin e njerëzve të cilët kanë borxhe
Demokracia
18:17 | 06 Prill 2023

Share:

Deputeti nga radhët e Parditë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku e ka kritikuar punën dy vjeçare të Albin Kurtit.

Gjatë seancës se sotme deputeti Lushtaku i tha Albin Kurtit se duhet ti kërkojë falje qytetarëve të Kosovës, sepse, siç thotë ai, ua ka vështirësuar jetën qytetarëve.

“Albin, kërkoju falje qytetarëve sepse nuk mund të fshihesh gjatë gjithë mandatit me luftën në Ukrainë”.

“Tek ne po vazhdon rritja e çmimeve me gjërat jetike, kur kësaj i shton edhe rrëmujën e shkaktuar me Ligjin e Pagave. Po bëni lojë me durimin e njerëzve të cilët kanë borxhe, kredi dhe si rezultat kanë vështirësi për të jetuar me një kosto të jetës mbi 50 përqind”.

Të ngjashme