ShowBiz
Luizi thotë se do të hyjë në “BBVA 3”
Demokracia
15:34 | 05 Mars 2024

Share:

Luiz Ejlli, teksa performoi në një koncert, dha edhe një lajm surprizues për njerëzit. Ai në mes të performancës, iu drejtua publikut duke thënë:

“Më datë 16 mars, që i bie e shtunë, gjejeni ju kush do të hyjë aty”, referuar formatit “Big Brother VIP Albania 3”.
Deklarata e tij u prit me shumë duartrokitje nga njerëzit dhe Luizi sigurisht, buzëqeshi.

Nuk e dimë nëse është e vërtetë, por nëse e shohim në shtëpinë e “BBVA 3” më 16 mars, me shumë gjasa, fituesi i edicionit të dytë do të jetë për të performuar këngët e tij.

Megjithatë, mund ta shohim edhe në rolin e opinionistit për të zëvendësuar në një puntatë ndonjë nga opinionistët (ndoshta përkohësisht siç Einxhel Shkira zëvendësoi Arbër Hajdarin në një prej prime-ve).

Të ngjashme