ShowBiz
Luizi ‘braktiset’ nga fansat? Ja kush është në krye të “Instagram”-it këtë javë, VIP-at që kanë fituar më shumë ndjekës
Demokracia
10:09 | 16 Dhjetor 2023

Share:

“Social Top 5” është një rubrikë e emisionit “Live From Tirana” që sjell vëmendjen tek personazhet e famshëm, qofshin ata shqiptarë apo të huaj. Teksa të gjithë jemi gjithë sy e veshë se çfarë postojnë yjet në rrjete sociale, kjo ndikon dhe tek numri i tyre i ndjekësve në “Instagram”. Por kush janë disa nga personazhet VIP që kanë fituar apo humbur më shumë ndjekës? 

Në ndryshim nga java e kaluar, këngëtarja Anxhela Peristeri ka pësuar një rënie prej 1 mijë ndjekësish në “Instagram”-in e saj. Së fundmi ajo ka sjellë një bashkëpunim me këngëtarin Vedat Ademi, “1960”, duke u shprehur se ky duet ishte menduar fillimisht me Luizin. Duke qëndruar te ky i fundit, artisti ka fituar këtë javë 1 mijë ndjekës.

Me po 1 mijë ndjekës është dhe Ronela Hajati. Kujtojmë se këngëtarja e ftuar në emisionin “Më lër të flas”, u shpreh e zhgënjyer nga stafi i Radio Televizionit Shqiptar (RTSH), që nuk i dha buxhetin e kërkuar, madje pagoi vetë për klipin prezantues apo edhe qëndrimin në hotel.

Nga ana tjetër, me një rritje të njëjtë në numrin e ndjekësve, me 2 mijë më shumë, janë Ronaldo Sharka, Kiara Tito, Juliana Nura dhe Fation Kuqari.

Artisti i njohur Yll Limani ka postuar në “Instagram” një foto nga fëmijëria e tij dhe ka shkruar se do të vijë me një album të ri, ku dhe ka premtuar se do të ketë edhe gëzim  jo vetëm lot ashtu siç jemi mësuar me stilin e Yllit. Ai ka shtuar 3 mijë ndjekës brenda kësaj jave.

Po ashtu Fifi, një nga konkurrentet e “Dancing With The Stars” ka fituar 4 mijë ndjekës më shumë, duke u rritur në numrin e fansave të saj në “Instagram” nga java në javë. Më shumë ndjekës për këtë javë, ka fituar aktori dhe moderatori Donald Veshaj. Para pak ditësh ishte dhe premiera absolute e filmit “5 Herë Jo”, ku ai vjen në rolin e protagonistit, por edhe si producent.

Të ngjashme