Sport
“Lufta” për kryeqytetin sfidon Atleticon dhe Real Madridin, formacionet zyrtare
Demokracia
19:33 | 18 Shtator 2022

Share:

Kryendeshja e xhiros së gjashtë në La Liga zhvillohet sonte ndërmjet dy rivalëve të përbetuar lokal, Atletico Madrid – Real Madrid.

Stadiumi “Wanda Metropolitano” është vendtakimi i përballjes për “shtafetën” e kryeqytetit spanjoll, Madridit, shkruan Demokracia.com.

Carlo Ancelotti nuk do mund të llogarisë fare në sulmuesin, Karim Benzema i cili po vuan nga një lëndim.

“Mbretërit” janë në pozitën e dytë me 15 pikë, një më pak se Barcelona që ka një sfidë më shumë të zhvilluar. Atletico në anën tjetër pozicionohet në vendin e shtatë me dhjetë pikë gjithsej.

Përballja e sontme mes Atleticos dhe Realit të Madridit fillon nga ora 21:00.

Formacionet zyrtare:

ATLETICO: Oblak, Felipe, Llorente, Reinildo, Witsel, Carrasco, Kondogbia, Paul, Koke, Griezmann, Joao Felix

REAL MADRID: Courtois, Carvajal, Militao, Alaba, Kroos, Modriq, Valverde, Thouameni, Vinicius, Rodrygo, Mendy./Demokracia.com/

Të ngjashme