OpEd
Lot e shpresë nën rrënoja | Tragjedia në Turqi dhe Siri përmes fotove
Demokracia
17:17 | 07 Shkurt 2023

Share:

Ka disa momente kur për fotografët puna është më e vështirë, të tilla momente janë edhe ato të regjistruara në orët e fundit në Turqi dhe Siri.

Operacionet e kërkim-shpëtimit po zhvillohen në të ftohtë, shi ose borë, ndonjëherë me duar, për të shpëtuar çdo person, si rasti i një fëmije shtatë vjeçar që u nxorr i gjallë nga rrënojat në Hatay (jug), në kufirin me Sirinë, para syve të një gazetari të AFP-së, pas 20 orësh terrori.

Rreth e rrotull ka vdekje dhe dëshpërim. Fëmijët bërtasin “Anne!” do të thotë nënë në turqisht, gra që bërtasin emrin e fëmijës së tyre.

“Më gjeni fëmijën” iu lut një nënë personelit të kërkim-shpëtimit, “gjeni vajzën time, quhet Ayse”.

Më shumë se 5 mijë persona kanë humbur jetën në tërmetin më të fuqishëm që goditi vendin në 100 vitet e fundit, tërmet i cili u ndje edhe në Liban, Qipro dhe Irakun verior.

Britmat më torturuese janë ato të njerëzve të varrosur ende në rrënoja. Tërmeti me magnitudë 7.8 që goditi të dy vendet në orët e para të së hënës rrëzoi ndërtesa banimi të plota si kulla prej letre, shkatërroi spitale, plagosi dhe la mijëra të pastrehë.

Sipas informacioneve, 20,426 persona janë lënduar, ndërsa 5,775 ndërtesa janë shkatërruar nga tërmeti.

 

Të ngjashme