ShowBiz
Loredana Zefi dhe Karim Adeyemi në dasmë së bashku – ia hedhin valles me këngë shqip
Demokracia
18:22 | 24 Dhjetor 2023

Share:

Loredana Zefi dhe partneri i saj, Karim Adeyemi, kanë shijuar një dasmë së bashku.

Çifti, që filloi lidhjen këtë vit, qenë të ftuar në një ceremoni në Stamboll të Turqisë.

Ata janë shfaqur elegant – artistja shqiptare me një fustan të zi të gjatë, e Karim në anën tjetër me kostum bardh e zi.

Të njëjtit duket se kanë kaluar një periudhë të mirë, ku në një moment shihen edhe duke kërcyer me këngë shqip.

Dukjen e kanë kompletuar me një palë syze dielli, ndërkohë që Loredana ka bërë një ndryshim së fundmi në pamje.

Foto: Screenshot/Instagram

Ata këtë vit kanë qenë tejet shumë në vëmendje duke u komentuar për çdo lëvizje.

Romanca e këngëtares vjen pas ndarjes nga Mozziku, me të cilin ka edhe një vajzë.

Të ngjashme
ShowBiz • 07 Maj 2024