Sport
Lojtarët e Tottenhamit pa gjumë para ndeshjes vendimtare, tifozët e Marseilles ndezën fishekzjarre pranë hotelit të tyre
Demokracia
16:32 | 01 Nëntor 2022

Share:

Marseille dhe Tottenham Hotspur janë sonte para duelit vendimtar për fatin e Grupit D në Ligën e Kampionëve.

Fitorja do t’i dërgonte “Spurs” në fazën e 1/8 së finales nga pozita e parë, ndërsa triumfi do ta kalonte tutje edhe skuadrën franceze, shkruan Demokracia.com.

Duke para rëndësinë e lojës, tifozët francezë u përkujdesën që t’i lënë pa gjumë futbollistët anglezë. Ata kanë ndezur fishekzjarre pranë hotelit ku ishin të akomoduar lojtarët e Tottenham në orët e mëngjesit.

Tottenham Hotspur ka tetë pikë në pozitën e parë. Nga shtatë pikë kanë Sporting Lisbona dhe Eintracht Frankfurti teksa Marseille është në pozitën e fundit me gjashtë pikë.

Mëposhtë mund të shikoni pamjet./Demokracia.com/

Të ngjashme