Arte
‘Locked Down’, filmi i realizuar në kohën e pandemisë Covid-19
Demokracia
12:17 | 26 Janar 2021

Share:

Kushdo që ka ndjerë marrëdhënien e tij të testuar nga karantina do të gjejë veten së paku pjesërisht në filmin “Locked Down”.

Ky film paraqet jetën e një çifti në kohë pandemie, të bllokuar nga rrethanat dhe problemet që hasin me punën, shkruan Demokracia.com

Këto probleme e shtyjnë çiftin që jetojnë në Londër të organizojnë një komplot, në mënyrë që të fitojnë para.

Aktorët kryesorë të filmit i cili u lançua më 14 janar në HBO Max janë Chiwetel Ejiofor dhe Anne Hathaway, dhe ky film cilësohet si diçka perfekte që përshkruan periudhën e Covid-19.

Deri tani filmi është pëlqyer shumë nga publiku. /Demokracia.com

 

Të ngjashme