Sport
Llapi zbulon agjendën në Ohër, këto janë katër ndeshjet e planifikuara
Demokracia
12:22 | 22 Qershor 2022

Share:

Skuadra e Llapit, fituese e Kupës së Kosovës është zhvendosur në Ohër të Maqedonisë së Veriut për t’u përgatitur për garat ndërkombëtare në Conference League ku do të ndeshet me Buduçnostin e Malit të Zi, shkruan Demokracia.com.

Llapi tashmë ka zbuluar edhe agjendën e përgatitjeve në Ohër ku do t’i zhvillojë katër ndeshje miqësore.

“Këto janë katër ndeshjet kontrolluese që do t’i zhvillojmë gjatë fazës përgatitore në Ohër.

Sot e nisim ciklin e ndeshjeve kontrolluese ndaj kampionit të Superligës, Ballkanit, ndeshje e cila do luhet nga ora 18:00.

Ndeshjet tjera:

Më 24.06.2022 – ora 18:00 (KF Llapi – SC Gjilani)

Më 26.06.2022 – ora 18:00 (Makedonija GP – KF Llapi)

Më 28.06.2022 – ora 18:00 (KF Llapi – KF Laçi)”, ka shkruar Llapi. /Demokracia.com

Të ngjashme