Lajme
Vaksinat nga ajri për të parandaluar tërbimin e kafshëve të egra, ministri jep detaje
Demokracia
23:41 | 26 Maj 2024

Share:

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka shkruar në Facebook, të dielën për hedhjen e vaksinave nga ajri për të parandaluar tërbimin e kafshëve të egra.

Ai ka thënë se fushata “parandalojmë shërbimin ruajmë shëndetin”, ka për qëllim të rrisë ndërgjegjësimin mbi sëmundjen e Tërbimit dhe masat që ndërmerren për parandalimin e saj në Kosovë.
Kjo sëmundje është zoonozë, bartet nga kafshët tek njeriu dhe është vdekjeprurëse.

Por, siç ka bërë të ditur ministri, aktualisht në Kosovë nuk ka ndonjë rast të tillë dhe i fundit është regjistruar në vitin 2007.

“Agjencia e Ushqimit dhe e Veterinarisë po zhvillon këtë aktivitet në dy faza – atë pranverore dhe vjeshtore, tani si aktivitet me mjete vetanake përkundër viteve të kaluara, kur ky aktivitet është financuar nga Bashkimi Evropian. Vaksinimi bëhet përmes shpërndarjes së karrem vaksinave nga ajri me avionë por edhe në mënyrë manuale, për të siguruar konsumimin e vaksinave nga kafshët e egra”, ka shkruar ai.

Të ngjashme