Sport
Galtasaray kampion i Turqisë, Fenerbahces nuk i mjaftuan 99 pikë dhe vetëm një humbje për titullin
Demokracia
20:30 | 26 Maj 2024

Share:

Superliga e Turqisë, ka mbyllur sezonin, me Galtasaray që është shpallur kampion me 102 pikë, duke e lënë në vendin e dytë Fenerbahcen me 99 pikë.

Ndeshjet e xhiros së fundit vendosën titullin dhe mbijetesën, me Galatasaray që fitoi me rezultat 3-1 në fushën e vështirë të Konyaspor, për t’iu gëzuar titullit të dytë me radhë.

Fenerbahce edhe pse fitoi me rezultat 6-0 ndaj Istanbulspor, mbetet në vendin e dytë me 99 pikë, ku nga 38 ndeshje kishte vetëm një humbje.

Dy gjigantët e Stambollit o të luajnë në Ligën e Kampionëve, ndërsa Besiktas me fitimin e Kupës së Turqisë, do të luajë në Ligën e Evropës.

Trabzonspor mbetet në vendin e tretë dhe do të luajë në Ligën e Evropës, po ashtu, ndërsa nga një vend në garat ndërkombëtare e kanë siguruar edhe Basaksehir dhe Kasimpasa.

Nga elita e futbollit turk janë larguar Ankaragucu, Karagumrut, Pendikspor dhe Istanbulspor.

Të ngjashme