I dyti i LDK-së, Lutfi Haziri thotë se janë hiç më pak se 1 miliardë e 200 milionë euro për infrastrukturë të bllokuara nga Qeveria Kurti.
Ai thotë se magjistralët dhe rrugët e e ndryshme janë bërë pjesë e korrupsionit sistemor të kësaj qeverie.
“Sa i përket investimeve ne infrastrukturë janë mbi 1 miliardë e 200 milionë euro të bllokuara sot, është dëm i madh që tregon paftësi me menaxhu projekte zhvillimore në këtë vend, invetimet publike që Kosovës i japin infrastrukturë rajonale edhe lidhjet e brendshme edhe lidhjet ndërkombëtare, kanë mbet në pikën 0 aty ku janë lënë para 3 viteve”, tha Haziri.
Tutje, Haziri në “Expose”, prodhim i GazetaBlic, thekson se qysh në muajt e parë të kësaj Qeverie në pushtet, është parë paaftësia e tyre në menaxhim.
“Magjistralja apo autostrada apo lidhjet rajonale te rrugëve janë bë pjesë e korrupsionit sistemor që kjo qeveri ka me u pasqyru heret apo vonë, sepse paaftësi në menaxhmin e projekteve të tilla ne e kemi pa në mujat e parë, por tash kur po shihet mosprogresi dhe janë bo subjekt i hetimeve tregon qartë se ka probleme sistemore brenda”, shton Haziri.