Sport
Llapi shkëput kontratën me mbrojtësin qipriot, Martions Christofi
Demokracia
12:22 | 18 Prill 2023

Share:

Iu bashkua Llapit me shumë bujë më 21 janar, por qëndrimi i tij në Podujevë zgjati vetëm tre muaj.

Fjala është për mbrojtësin qipriot, Martinos Christofi i cili nuk është më pjesë e Llapit.

Ka qenë faqja zyrtare e Llapit që ka njoftuar se kanë shkëputur kontratën me marrëveshje të dyanshme me 29-vjeçarin.

Llapi e ka falënderuar Christofin për kontributin e dhënë për klubin gjatë qëndrimit të tij tre mujor.

Njoftimi i plotë nga KF Llapi:

Ju njoftojmë se me marrëveshje të dyanshme kemi rënë dakord për mbylljen e bashkëpunimit me mbrojtësin Martinos Christofi.

Martini u bë pjesë e jona gjatë afatit kalimtar të janarit, por që palët vendosën të ndërpresin bashkëpunimin me marrëveshje si dhe falënderojmë atë për angazhimin dhe kontributin e dhënë.

Të ngjashme