Sport
Llapi përforcohet edhe me një futbollist, zyrtarizon një mbrojtës
Demokracia
20:44 | 12 Shkurt 2023

Share:

Dardan Musliu është përforcimi i radhës i Llapit, shkruan Demokracia.com.

Lajmi është bërë i ditur nga faqja zyrtare e klubit llapjan në Facebook.

19-vjeçari ka nënshkruar kontratë njëvjeçare me klubin nga “Zahir Pajaziti” me mundësi të vazhdimit edhe për një tjetër.

“Dardan Musliu, futbollist i Llapit. KF Llapi njofton se ka kompletuar transferimin e mbrojtësit të qendrës, Dardan Musliu. 19-vjeçari i lindur dhe i rritur në Gjermani, bashkohet me Llapin me kontratë 1 vjeçare me mundësi të vazhdimit edhe për një-vit tjetër”, thuhet në njoftimin e Llapit.

Trajneri Tahir Batatina ishte ai që e prezantoi në ambientet e klubit transferimin më të ri./Demokracia.com/

Të ngjashme