Sport
Llapi dhe Drita kualifikohen në gjysmëfinale të Kupës, 90 minutat s’mjaftojnë në Suharekë
Demokracia
14:57 | 16 Mars 2022

Share:

Llapi dhe Drita janë kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në futboll.

Fituesit e Kupës së Kosovës edicionin e fundit, Llapi kanë eliminuar Gjilanin në kryendeshjen e kësaj faze me rezultat 2:0 në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, raporton Demokracia.com.

Drilon Fazliu ishte golashënuesi i parë i llapjanëve që realizoi në minutën e 84-të të takimit. Golin e dytë duke i siguruar “biletën” skuadrës së tij për në gjysmëfinale të Kupës e realizoi Alef Firmino në minutën e dytë shtesë.

Në anën tjetër, tutje ka kaluar edhe Drita që ka fituar lehtësisht kundër Ulpianës me rezultat 3:0 në stadiumin me bari sintetik në Gjilan.

Ndërkohë në takimin tjetër në Suharekë nuk kanë mjaftuar 90 minutat, ngase Ballkani dhe Prishtina kanë luajtur baras dhe tani duhen vazhdimet dy herë nga 15 minuta ose penalltitë për të përcaktuar fituesin.

Kujtojmë se ndeshja e fundit e kësaj faze do të luhet nesër ndërmjet Ramiz Sadikut dhe KEK-ut.

Ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Kosovës luhet me sistemin vajtje-ardhje. /Demokracia.com/

Të ngjashme