Sport
LIVE | Statistikat e pjesës së parë, dy goditje në portë për 45 minuta
Demokracia
21:44 | 05 Qershor 2022

Share:

Është mbyllur pjesa e parë në duelin ndërmjet Kombëtares së Kosovës dhe asaj të Greqisë.

Greqia ka shkuar në dhomat e zhveshjes me avantazh 0:1 kundër Kombëtares kosovare në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, raporton Demokracia.com.

Grekëve avantazhin ua dha Bakasetas në minutën e 36-të kur realizoi gol të bukur nga një distancë jo edhe e afërt.

Mysafirët gjatë 45 minutave të para kishin në radhët e veta posedimin e topit 42%-58%.

Kosova krijoi pesë tentime, krahas grekëve që kishin katër tentime në portën e Aro Muriq.

Dyja reprezentacionet krijuan nga një goditje në portë, me mysafirët që goditjen e vetme në portë siguruan epërsinë.

Ky ballafaqim është në kuadër të Grupit 2 të Ligës C në edicionin e ri të Ligës së Kombeve./Demokracia.com/

Të ngjashme