Sport
LIVE | Gjithçka gati për sfidën Greqi – Kosovë, fusha në gjendje të përkryer
Demokracia
20:02 | 12 Qershor 2022

Share:

Kanë mbetur më pak se një orë deri në vërshëllimën e parë që sinjalizon nisjen e takimit Greqi – Kosovë.

Stadiumi “Panthessaliko” në Volos është vendtakim i dy reprezentacioneve që synojnë vendin e parë në grupin 2 të Ligës C në Ligën e Kombeve, raporton Demokracia.com.

Përpara se futbollistët e dy kombëtareve të dalin në fushën e lojës për të kryer ngrohjet e fundit, stadiumi grek duket në gjendje perfekte për një ndeshje futbolli.

Demokracia.com raporton drejtpërdrejt nga stadiumi teksa ju sjellë edhe pamje të fushës dhe atmosferës në taborin e “Dardanëve”.

Ndeshja mes Greqisë dhe Kosovës njëherit është e fundit në muajin qershor në Ligën e Kombeve kurse fillon nga ora 20:45./Demokracia.com/

Të ngjashme