Lajme
Lista për barna esenciale gati për rishikim
Demokracia
09:10 | 22 Janar 2023
Ilustrim

Share:

Komiteti për Listën e produkteve mjekësore dhe materialeve shpenzuese pritet ta përmbyllë procesin deri në fund të muajit. Kjo listë për herë të parë parasheh harmonizim të arsyeshëm ekonomik dhe farmakologjik.

Lista esenciale e barnave është në proces të revidimit. Komiteti bosht për Listën e produkteve mjekësore dhe materialeve shpenzuese ka intensifikuar punën në mënyrë që të finalizohet brenda muajit për shkak të planifikimit të buxhetit nga institucionet.

“Kanë kaluar 3 vite nga lista e fundit dhe fakti që jemi në fillim të vitit i bënë zyrtarët që të shqetësohen dhe të kërkojnë finalizim dhe jemi ka fundi dhe besoj brenda muajit do të kryhet”, tha ai.

Lista e përpunuar nga ky komitet parasheh ndryshime edhe në arsyeshmëri ekonomike.

“Për herë të parë për dallim nga listat esenciale të punuara nga grupe të tjera për herë të parë është future edhe komponentë farmako-ekonomike, që do të thotë se barna të caktuara përveç arsyeshmërisë mjekësore duket të kenë edhe arsyeshmëri ekonomike”, tha për RTK Visar Emini, farmacist .

Driton Vela, kryesues Komiteti kyç për Listën esenciale, beson se një pjesë e barnave të parapara në koncept dokumentin për sëmundjet e rralla do të përfshihen në listë që është për herë të parë.

Ndërkohë prej vitesh në klinika e spitale kanë munguar barnat dhe materialet shpenzuese ani se parashiheshin të jenë në kuadër të listës esenciale.

Të ngjashme