Sport
Lista e Barcelonës për sfidën në “Old Trafford”, humbasin ndeshjen tre lojtarë të rëndësishëm
Demokracia
20:48 | 22 Shkurt 2023

Share:

Xavi Hernandez ka bërë publike këtë të mërkurë listën e skuadrës për ndeshjen e kthimit të raundit të 1/16-ave të Europa League ndaj Manchester United, që do të luhet këtë të enjte në “Old Trafford” në orën 21:00.

Pas takimit të parë që u mbyll me rezultatin 2-2 në “Camp Nou”, kualifikimi për raundin tjetër do të vendoset në shtëpinë e “Djajve të Kuq”.

Gjithçka është e hapur dhe të dy skuadrat do të kërkojnë fazën tjetër me një tjetër ndeshje spektakolare, ashtu si ajo në Katalonjë javën e kaluar.

Trajneri Xavi ka publikuar edhe listën e futbollistëve që do të marrë me vete në Manchester, ku vlen të theksohet se nuk ka surpriza.

Nuk do të udhëtojë me ekipin Gavi, që është i pezulluar. Gjithashtu do të mungojnë edhe Ousmane Dembele e Pedri, të dy të dëmtuar.

Image

Të ngjashme