Lajme
“Lista e armatimit të porositur nga Haradinaj”, Blaka publikon dokumentet
Demokracia
14:33 | 16 Janar 2024

Share:

Drejtori i Informimit në AAK, Lulëzim Blaka, ka publikuar një pjesë – aneks të letrës së 26 prillit 2019, nr.prot. 2468/2019 dërguar nga ish Kryeministri Ramush Haradinaj, për Sekretarin Pompeo dhe u.d. të Sekretarit të Mbrojtjes.

Letra sqaron planin afatshkurtër dhe afatmesëm, që përfshin edhe Javelin, për periudhën 2 deri 4 vjeçare (2021 – 2023).

“Armatimi anti-tank, nuk është përgatitje për luftë, apo vendim i momentit, siç disa media (kryesisht nga Tirana), dhe teoricientë qesharak konspiracioni po e pretendojnë.”, ka shkruar Drejtori i Informimit të AAK-së Lulëzim Blaka.

Blaka ka vazhduar sqarimin për porositjen e Javelin, duke thënë se “Nuk është as material për t’u krekosur deputetët e VV-së e as ata minoritarë. Është thjeshtë pjesë e planit 10 vjeçar të ngritjes së Ushtrisë, nga ai kryeministër që e themeloi Ushtrinë”.

Blaka ka përmbyllur statusin duke iu drejtuar edhe deputetit të VV-së, Mefail Bajqinovci dhe të tjerëve, duke thënë:” E tash, Mefë deputeti (që paska pyt se çfarë armatimi ka me na pru opozita), por edhe “konspiracionistët” dhe “ekspertët e sigurisë”, mundem me pa një pjesë, aneks, të letrës së 26 prillit 2019, nr.prot. 2468/2019 dërguar nga Kryeministri Ramush Haradinaj, për Sekretarin Pompeo dhe u.d. të Sekretarit të Mbrojtjes”.

Ndryshe, edhe vet ministri i Mbrojtjes Maqedonci ka vërtetuar porosinë për Javelin, të kryer që në kohën e Haradinajt, ku mes tjerash thotë: “Qysh në vitin 2019, janë identfikuar nevojat operacionale të FSK-së. Kodi FMS është hapur gjatë Qeverisë Kurti 1, më saktësisht në prill të vitit 2020, por është iniciuar më herët me një letër që është dërguar nga ish-kryeministri Haradinaj për Departamentin e Shtetit… “.

Të ngjashme
Lajme • 06 Maj 2024