Sport
Lirohet djaloshi që vrapoi me flamurin e LGBT-së në fushë, zbulohet identiteti i tij
Demokracia
14:51 | 29 Nëntor 2022

Share:

Djaloshi i cili doli në fushë gjatë ndeshjes ndërmjet Portugalisë dhe Uruguait në Kupën e Botës në Katar dhe u arrestua menjëherë më pas, është liruar, ka konfirmuar ai në llogarinë e tij në Instagram.

Ai quhet Mario Ferri, një italian, një futbollist amator, por mbi të gjitha një aktivist dhe humanitar, i cili jo shumë kohë më parë ka ndihmuar refugjatët ukrainas, duke i animuar ata teksa kalonin kufirin me Poloninë, njoftojnë mediat e huaja, transmeton Demokracia.com.

Ferri, djaloshi italian bëri bujë të madhe gjatë vrapimit të tij në fushë. Ai kishte në duar një flamur të komunitetit LGBT, e cila ishte e ndaluar në Katar.

Ai gjithashtu kishte veshur një maicë e cila bënte thirrje për “ruajtjen e Ukrainës” dhe bënte thirrje për “respekt për gratë iraniane”./Demokracia.com/

Të ngjashme