Lifestyle
Lil Vlora dhe “Beauty Lil” histori suksesi në Zvicër, kjo është shqiptarja e ndryshimeve befasuese
Demokracia
16:05 | 08 Mars 2024

Share:

Lil Vlora është një nga emrat absolutisht më të njohur të fushës së estetikës, me një sukses të madh në Zvicër.

Profesionalizmi në punë dhe arritja e rezultateve të mahnitshme, i ka siguruar Lil Vlores garanci në suksesin të cilin e gëzon prej disa vitesh.

Studio “Beauty Lil” edhe më tej është krye të listës së salloneve estetike më të mira e me shërbimet më cilësore në Zvicër, e këtë e dëshmojnë edhe fotot me ndryshimet befasuese.

Vlora, tregon se ana e saj profesionale ecë siç është më së miri. “Si gjithmonë gjërat janë në rregull, sepse unë u përkushtohem shumë punës time dhe përpiqem ta bëjë vetëm më të mirën. Postimet në Instagram janë pasqyrimi më i mirë i punës së bërë me përkushtim deri në detajet më të vogla. Në këtë profesion, investoj kohën, dashurinë dhe lë shpirtin, andaj edhe rezultatet nuk mungojnë”, thotë estetistja e njohur shqiptare.

Edhe më tej, shërbimi më i kërkuar në studion “Beauty Lil”, është mbushja e buzëve, jaëline, faqet, zhdukja e rudhave, korrektimi i hundes dhe çdo gjë tjetër që mbushet me hylaoron natyral.

Lil Vlora, njihet si një nga femrat e suksesshme në Diapsorë, e cila më parë ka treguar guxim në muzikë, ndërkaq sot është profesioniste e dëshmuar në fushën e bukurisë.

  

Të ngjashme
Lifestyle • 28 Prill 2024
Lifestyle • 27 Prill 2024
Lifestyle • 26 Prill 2024