Sport
Liga e Evropës rikthehet sonte me sfida interesante, vëmendja te Arsenali, Man Utd dhe Roma
Demokracia
13:51 | 06 Tetor 2022

Share:

Pas dy mbrëmjeve të bukura me Ligën e Kampionëve, sonte është radha e ndeshjeve të Ligës së Evropës.

Në kuadër të fazës së grupeve të kësaj gare, sonte luhen 16 ndeshje interesante, shkruan Demokracia.com.

Ndeshjet janë të vlefshme për rrethin e tretë, teksa disa nisin nga ora 18:45 dhe disa nga ora 21:00.

Arsenali që është ndër favoritët për të fituar këtë trofe, përballet sonte në shtëpi me Bodo/Glimtin.

Nga ana tjetër, në Qipro, Manchester Unitedi është mysafir i Omonia Nicosias.

Roma ka punë me Real Betisin në shtëpi, teksa Lazio është mysafir i Sturm Grazit./Demokracia.com/

Të ngjashme