Sport
Lewandowski “çartet” me Bayernin: Nuk janë klub serioz, epoka ime atje ka përfunduar
Demokracia
15:05 | 30 Maj 2022

Share:

Robert Lewandowski është shprehur i ashpër me klubin e tij Bayern Munich në një deklaratë për shtyp në grumbullimin me Kombëtaren e Polonisë.

Sulmuesi polak ka thënë se epoka e tij te klubi gjerman ka përfunduar, anise ka kontratë valide edhe një vit tjetër.

Lewandowski ndër tjerash ka theksuar se Bayerni nuk është klub serioz dhe se nuk dëshiron të luajë më në “Allianz Arena”.

“Epoka ime në Bayern ka mbaruar. Unë nuk shoh asnjë mundësi për të vazhduar të luaj më për këtë klub. Bayern nuk është një klub serioz. Unë nuk dua të luaj më atje. Një transferim është zgjidhja më e mirë. shpresoj të mos më ndalojnë”, deklaroi Lewandowski, njofton SportBible, transmeton Demokracia.com.

Destinacion i radhës për Lewandowskin pritet të jetë Barcelona./Demokracia.com/

Të ngjashme