ShowBiz
Leonardo DiCaprio ndez thashethemet se është fejuar me Vittoria Cerettin
Demokracia
23:08 | 27 Mars 2024

Share:

Leonardo DiCaprio dhe e dashura e tij, Vittoria Ceretti, ndezën thashethemet e fejesës teksa modelja italiane u pa me një unazë të re në dorën e majtë.

Ceretti, 25 vjeçe, u pa në një drekë me DiCaprion, 49 vjeç, në restorantin meksikan Yuca’s në Los Angeles të martën.

Ylli i “ëolf of ëall Street” ishte i veshur me një bluzë të bardhë dhe pantallona të shkurtra dhe u përpoq të fshihej me me një kapelë bejsbolli dhe një maskë fytyre.

Foto: Backgrid

Ndërkohë, Ceretti dukej e lezetshme me xhinse të gjera dhe një pulovër bardh e zi.

Çifti tregoi momente të bukura bashkë, me DiCaprion që e ushqente bukuroshen e tij brune.

Foto: Backgrid

Është e paqartë nëse unaza e Cerettit është, në fakt, një unazë fejese, por që ka lënë vend për dyshime.

Ata janë së bashku prej më shumë se një viti, ndonëse Leo u komentua edhe për lidhje të tjera.

Foto: Backgrid

Ajo më parë shijoi një romancë të shkurtër dashurie me modelen Gigi Hadid.

Të ngjashme