Arte
Leonardo DiCaprio ende nuk e ka idenë se çka ka ndodhur me të vërtetë në filmin ‘Inception’
Demokracia
14:33 | 16 Shkurt 2021

Share:

Filmat e Christopher Nolan kanë një mënyrë të të treguarit të rrëfimit shumë intensive dhe në formë ‘puzlesh’.

Prandaj edhe aktori kryesor i këtij filmi, i pyetur për disa sekuenca të filmit që ende vazhdojnë të mbesin enigmë për audiencën, tha se ende nuk është i sigurtë për kuptimin e fshehtë të filmit, transmeton Demokracia.com

“Unë ende nuk e kam të qartë se çka ndodh në fund, mirëpo u fokusova në krijimin e karakterit. Edhepse isha i involvuar në storjen e filmin, Christopher Nolan dhe mendja e tij, kanë arritur të krijojë një puzzle të komplikuar, të cilën të gjithë po tentonin të i japin spjegim”.

Filmi i Nolan është duke festuar përvjetorin e 10-të dhe vazhdon të jetë i preferuar mes adhuruesve të filmit si një filmi i cili përfshin një ëndërr brenda ëndrrës si strategji kompozicionale të filmit, që vazhdon të komentohet për përfundimin abstrakt./Demokracia.com

Të ngjashme