Arte
‘Last Night in Soho’ sjell në Anya Taylor-Joy në një triller psikodelik
Demokracia
13:55 | 25 Maj 2021

Share:

Aktorja që u bë e famshme me serialin “The Queen’s Gambit” dhe “The Witch” tani është pjesë e një filmi të ri “Last Night in Soho”, sekuenca të të cilit sapo kanë dalë.

Filmi është i zhanrit mister, me histori të bazuar në vitet 60’ dhe me një stil dritash psikodelike që ngjajnë si një udhëtim nëpër psikodelikë, transmeton Demokracia.com

“Last Night in Soho” është i shkruar nga Krysty Ëilson Cairns, që ka shkruar “1917” dhe “Penny Dreadful” dhe me regji nga Edgar Wright.

“Ka diçka që unë kam të përbashkët me personazhin kryesor, prandaj jam prekur nga nostalgjia për një dekadë ku nuk kam jetuar”, tha Wright për Empire./Demokracia.com/

 

https://www.youtube.com/watch?v=WeoDL_6muqA

 

Të ngjashme