Sport
Lajmërohet vetë Mino Raiola: Është hera e dytë që më shpallin të vdekur
Demokracia
14:53 | 28 Prill 2022

Share:

Pas raportimeve se ka vdekur agjenti më i famshëm i futbollit, ka reaguar vetë Mino Raiola.

Ai nëpërmjet llogarisë së tij në Tëitter ka reaguar me disa fjalë duke hedhur poshtë raportimet e mediave më të mëdha në botë.

“Gjendja aktuale shëndetësore për ata që pyesin: I inatosur, për herë të dytë në 4 muaj më vrasin. Gjithashtu në gjendje për të ringjallur”, ka shkruar Raiola në Tëitter, përcjell Demokracia.com.


Para Raiolas, raportimet për vdekjen e agjentit i demantoi edhe doktori Alberto Zangrillo nga spitali San Raffaele në Milano ka konfirmuar për mediumin ANSA se Raiola po lufton për të mbijetuar.

Doktori i spitalit demanton raportimet, thotë se Mino Raiola nuk ka vdekur

“Jam i indinjuar nga telefonatat e pseudo-gazetarëve që spekulojnë mbi jetën e një njeriu që po lufton për të mbijetuar”, tha ai.

Raiola është ndër agjentët më të famshëm në botë, duke pasur në pronësi shumë prej yjeve të futbollit në botë./Demokracia.com/

Të ngjashme