Sport
Doktori i spitalit demanton raportimet, thotë se Mino Raiola nuk ka vdekur
Demokracia
14:41 | 28 Prill 2022

Share:

Mediat më të mëdha botërore raportuan sot se ka vdekur Mino Raiola, agjenti më i famshëm i futbollit në botë.

Megjithatë, duket se ky lajm nuk po rezulton të jetë i vërtetë, pasi doktori i spitalit ku është i shtrirë Raiola ka thënë se ai është në gjendje të rëndë dhe se nuk ka vdekur.

Dr. Alberto Zangrillo nga spitali San Raffaele në Milano ka konfirmuar për mediumin ANSA se Raiola po lufton për të mbijetuar.


“Jam i indinjuar nga telefonatat e pseudo-gazetarëve që spekulojnë mbi jetën e një njeriu që po lufton për të mbijetuar”, tha ai, transmeton Demokracia.com.

Raiola është ndër agjentët më të famshëm në botë, duke pasur në pronësi shumë prej yjeve të futbollit në botë./Demokracia.com/

Të ngjashme