Lajme
Lajm jo i mirë për Konjufcën që përmendi tradhtinë | Pa ndodhur njohja nga Serbia, Kurti pranon zbatim të plotë dhe të shpejtë të Marrëveshjeve ku është edhe Zajednica
Demokracia
09:45 | 12 Shtator 2023

Share:

Numri dy i Lëvizjes Vetëvendosje dhe njëherit kryeparlamentari i Kosovës, Glauk Konjufca, do të ndihet në siklet pasi ta lexojë njoftimin nga zyra e kryeministrit, Albin Kurti, lidhur me bisedën telefonike që ai e zhvilloi të hënën në mbrëmje me të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Sipas njoftimit të Qeverisë, gjatë kësaj bisede telefonike “u bisedua për rëndësinë e zbatimit të shpejtë dhe të plotë të Marrëveshjes Bazike dhe Aneksit të saj”.

Tashmë është e ditur se në Marrëveshjen Bazë të Brukselit (27 shkurt 2023) dhe me pjesën integrale të saj, Aneksin e Ohrit (18 mars 2023), nuk flitet askund për njohjen reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, por për themelimin e Zajednicës apo Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

“Ka Asociacion, neni 10 [i Marrëveshjes Bazë të Brukselit] thotë që të dy palët e konfirmojnë obligimin e tyre për të zbatuar marrëveshjet e kaluara, të cilat ngelen valide dhe të obligueshme”, e konfirmonte për herë të parë Kurti pranimin e Zajednicës, në një intervistë për RTK-në më 22 mars 2023.

Kurti ndërron, “Zajednicën” e pranon

 

Bislimi për Marrëveshjen e Ohrit: S’ka njohje formale, lëshim i madh i Kosovës

 

Ky pajtim i Kurtit me të dërguarin amerikan, Escobar, për “rëndësinë e zbatimit të shpejtë dhe të plotë të Marrëveshjes Bazike dhe Aneksit të saj”, vjen vetëm pak ditë pasi Kryeparlamentari i Kosovës dhe numri 2 i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, deklaroi se “kush themelon Asociacionin pa njohje nga Serbia bën tradhti”. /Demokracia.com/ 

“Bërja e Asociacionit pa njohje nga Serbia është tradhti” | Albin Kurti si tradhtar në përkufizimet e Glauk Konjufcës

Të ngjashme
Lajme • 17 Maj 2024