Sport
Lajm i keq për Spanjën, talenti Yamal humbet dy ndeshjet kualifikuese të Euro 2024
Demokracia
11:05 | 10 Tetor 2023

Share:

Lojtari i talentuar i Barcelonës, Lamine Yamal, pas ekzaminimit nga mjekët e kombëtares spanjolle, është jashtë grupit dhe nuk do të jetë në dispozicion të Luis de la Fuente për përballjet ndaj Skocisë dhe Norvegjisë.

Yamal, i cili duhej të zëvendësohej në minutën e 76’ në ndeshjen e fundit të La Liga kundër Granada për shkak të një shqetësimi fizik, ka një problem në këmbën e majtë. Barcelona publikoi një raport mjekësor për dëmtimin, por spanjolli shkoi në Las Rozas për t’u vlerësuar nga mjekët e kombëtaresë.

Deklarata e kombëtares së Spanjës

“Ndërkombëtari Lamine Yamal largohet nga grumbullimi i Kombëtares spanjolle pasi u vlerësua nga shërbimet mjekësore të Federatës Mbretërore të Futbolit Spanjoll dhe vendosi se nuk do të mund të marrë pjesë në dy ndeshjet e ardhshme kualifikuese për Euro 2024 që do të zhvillojë Spanja ndaj Skocisë në Sevilla dhe kundër Norvegjisë në Oslo”./abcnews.al

Të ngjashme