Lajme
​Lajçak thotë se Kurti dhe Vuçiq në shtator do të takohen në Bruksel
Demokracia
21:04 | 28 Gusht 2023

Share:

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun me Serbinë, Mirosllav Lajçak ka njoftuar se sot në Bled të Sllovenisë, kishte një takim të rëndësishëm me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Lajçak ka shkruar në X, se temë e tyre kryesore e diskutimit ishin përgatitjet e takimit të radhës të dialogut të nivelit të lartë, i cili do të mbahet në shtator me fokus normalizimin e marrëdhënieve dhe zbatimin e deklaratës të 3 qershorit.

“Kishim një takim të rëndësishëm me kryeministrin Albin Kurti sot në Bled. Tema jonë kryesore e diskutimit ishin përgatitjet për takimin e ardhshëm të nivelit të lartë të Dialogut në shtator me fokus në normalizimin e marrëdhënieve dhe zbatimin e deklaratës së 3 qershorit”, ka shkruar Lajçak.

Të ngjashme