Lajme
Ky është veterani i UÇK-së që humbi jetën në një aksident trafiku në Ferizaj
Demokracia
16:32 | 22 Korrik 2023

Share:

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë në trafik që ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:00 në fshatin Pleshinë e Epërme në Ferizaj.

Sinjali mëson se viktima është 47-vjeçari, Vehbi Lohaj, ish-luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

I ndjeri në momentin kritik ishte duke drejtuar një traktor me rimorkio dhe deri te aksidenti dyshohet se ka ardhur për shkak se i njëjti ka humbur kontrollin mbi timon.

47-vjeçari kishte mbetur i ngujuar në traktor dhe më pas njësitë relevante kanë arritur që ta tërheqin trupin, ndërsa pas ekzaminimeve për shenjat vitale nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, është konstatuar se ai ka ndërruar jetë.

Lajmin për vdekjen e tij e kanë dhënë edhe të afërmit përmes rrjeteve sociale, ku kanë bërë me dije se të ndjerit i është dhënë lamtumira e fundit sot në orën 14:00 në varrezat e fshatit Mirash.

Të ngjashme