Lajme
Ky është vendimi i Gjykatës për 81-vjeçarin që tentoi ta sulmojë Rrahman Jasharajn
Demokracia
16:23 | 07 Shtator 2022

Share:

Gjykata Themelore e Prishtinës e ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prishtinës për t’ia caktuar masën e paraburgimit 81-vjeçarit, Musli Rexhepit, i cili tentoi ta sulmonte kreun e SBASHK-ut, Rrahman Jasharajn, para dy ditësh në shkollën “Ismail Qemajli” në Prishtinë.

Në vend të masës së paraburgimit, Gjykata ia ka ndaluar Rexhepit që t’i afrohet Jasharajt në afërsi prej 500 metra në ambient të hapur dhe 50 metra në ambient të mbyllur.

Këtë e ka konfirmuar për Demokracia.com Mirlinda Gashi, zëdhënëse e Gjykatës Themelore në Prishtinë.

“Gjykata e ka refuzuar kërkesën e prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit. Gjykata ka vendosur masë sigurie duke ia ndaluar të pandehurit që t’i afrohet të dëmtuarit në afërsi prej 500 metra në ambient të hapur dhe 50 metra në ambient të mbyllur”, ka thënë Gashi, e cila shtoi se kjo masë vlen për një muaj. /Demokracia.com/

Të ngjashme