Auto&Tech
Ky është smartfoni i parë i ri i 2022
Demokracia
17:59 | 09 Janar 2022

Share:

OnePlus ka gati një smartphone flagship të ri për të gjithë personat që po mendojnë të blejnë një të tillë gjatë këtij viti. Kompania po ruan ende disa të dhëna për veten e saj, por kjo gjë nuk i ka ndaluar leakers-at të tregojnë se ky smartphone do të vijë me një ekran 6.7 inç me refresh rate 120Hz dhe që do të fuqizohet nga proçesori i ri Snapdragon 8 Gen 1.

Në këtë ekran do të përdoret dhe teknologjia LTPO që rregullon refresh rate në bazë të përmbajtjes që ju shihni për të përmirësuar jetëgjatësinë e baterisë. OnePlus do të përfshijë karikimin e shpejtë 80W wired dhe 50W wireless në këtë pajisje flagship, e cila duhet të jetë shumë e shpejtë për karikimin e baterisë me kapacitet 5,000mAh.

Kur vjen puna tek kamerat, prisni që të jenë të pranishëm sensorë 48 dhe 50MP bashkë me një sensor 8MP gjithashtu. Ne nuk e dimë ende nëse këto kamera do të kenë aftësi zmadhimi optik, mirëpo dimë se në këtë sistem do të ketë dual optical image stabilization, i cili do të ndihmojë në shkrepjen e fotografive më të qarta dhe në ambiente me pak dritë.

OnePlus thotë se zgjidhja e saj e re “Billion Color” do të bëjë që kamera të proçesojë 64 herë më tepër ngjyra se OnePlus 9 Pro.

OnePlus 10 Pro do të lançohet fillimisht në Kinë ditën e martë në 11 janar.

Të ngjashme