Lajme
Ky është heroi më i ri i Dubait – ai shpëton një familje që kishte ngecur në veturë shkaku i përmbytjeve
Demokracia
22:55 | 19 Prill 2024

Share:

Dubai ka përjetuar një ndër përmbytjet më të mëdha në vitet e fundit shkaku i të reshurave atmosferike.

Një burrë shpëton një familje nga mbytja në një veturë të zhytur gjatë përmbytjeve të mëdha në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Pamjet janë publikuar në rrjetet sociale dhe tregojnë momentet dramatike të shpëtimit.

Burri u identifikua si Hazem Suweid, shtetas egjiptian dhe kreu i rrezikut operacional në Banque Misr në Dubai.

Selia kryesore e bankës në Kajro e nderoi Suveidin dhe e falënderoi për guximin në shpëtimin e familjes.

Ndryshe, nuk dihet se këto reshje të mëdha i shkaktuan ‘retë artificiale’ apo ndryshimi i klimës, ku kohët e fundit shteti aziatik po përjeton shira të mëdha. 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Middle East Eye (@middleeasteye)

 

Të ngjashme