Lajme
Kush ishte Pal Kola, 60-vjeçari që bënte kilometra të tërë për të shkuar në punën ku gjeti vdekjen
Demokracia
12:07 | 27 Mars 2023

Share:

Familjarët e Pal Kolës, 60-vjeçari që humbi jetën pasi mori një plumb gjatë të shtënave ndaj televizionit Top Channel kanë rrëfyer se viktima kishte 6 muaj që punonte si roje sigurie pranë kësaj media.

60-vjeçari për të shkuar në punë, i duhej që çdo ditë të bënte në këmbë kilometra të tërë, pasi jetonte në Sharrë.

“Ecte disa kilometra në këmbë për të shkuar në punë. Kishte 6 muaj që punonte”, kanë thënë familjarët jashtë kamerave.

Burimet bëjnë me dije se ai ishte çdo ditë në sfidë për të siguruar bukën e gojës për dy vajzat dhe djalin e tij. Ky i fundit punon në Itali. Viktima ishte njeri shumë i qetë dhe nuk krijonte konflikte.

Ngjarja ndodhi rreth orës 01:00. Persona të paidentifikuar u afruan pranë Top Channel me një automjet tip ‘Range Rover’ me targa të vjedhura dhe qëlluan me breshëri kallashnikovi kundrejt ambienteve të televizionit. Një nga plumbat kapi rojen e sigurisë, Pal Kola, 60 vjeç, i cili ndërroi jetë në vend.

Autorët u larguan nga vendngjarja, ndërsa mjeti bashkë me dy kallashnikovët u gjetën duke u djegur. Shkaqet e ngjarjes nuk dihen ende.

Të ngjashme