Arte
Kush do të luajë rolin e Boris Johnson në serialin dedikuar atij?
Demokracia
09:49 | 29 Janar 2021

Share:

Kenneth Branagh do të luajë Boris Johnson në një dramë televizive rreth trajtimit të koronavirusit nga kryeministri.

Sky njoftoi verën e kaluar se po përgatitet për një serial televziv të ri ku në qendër do te jetë kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, shkruan Demokracia.com

Seriali i shkruar nga Michael Winterbottom do t’i ketë pesë episode.

Duke filluar me emërimin e tij si kryeministër, drama me pesë pjesë do të tregojë rastet e para me Covid-19 në Mbretërinë e Bashkuar, deri në sëmundjen e Johnson me virusin dhe ardhjen e djalit të tij.

Seria do të gjurmojë ndikimin e pandemisë në Britani, dhe përgjigjen e shkencëtarëve, infermierëve dhe mjekëve. /Demokracia.com

Të ngjashme