Lajme
Kurtit i “djeget” bileta edhe për në Zvicër, nuk shkon as atje për ta mbështetur VLEN-in
Demokracia
16:31 | 20 Prill 2024

Share:

Dje kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mungoi në takimin e opozitës shqiptare në Maqedoni të Veriut, që u organizua me mërgimarët në Berlin të Gjermanisë.

Megjithatë, në përkrahje të VLEN-it ishte ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Kurti nuk do të jetë i pranishëm as në takimin e VLEN-it në Cyrih të Zvicrës, ku opoizta shqiptare do të organizojë takim me diasporën.

Me 19 prill, Demokracia.com raportoi se Kurtit i është rekomanduar nga përfaqësues diplomatikë të Kosovës që të mos përfshihet në zgjedhjet e vendit fqinj.
Vetëvendosje fajsoi Serbinë për mospjesmarrjen e Kurtit në tubimin në Berlin.

Albulena Haxhiu, ministre e Drejtësisë, mbrëmë mbajti një fjalim në tubimin e opozitës shqiptare në Maqedoni të Veriut, që u organizua në Berlin të Gjermanisë.

Ndonëse ishte paralajmëruar, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk mori pjesë në këtë takim. Arsyen e mungesës së Kurtit, e dha një vartëse e tij në Qeverie e në VV.

Haxhiu tha se Kurti nuk erdhi për shkak të cenimit të sigurisë nga Serbia. Megjithatë, Haxhiu tregoi se Kurti u ka bërë të fala.

/Demokracia.com/

Të ngjashme