Lajme
VV e dërgon “artilerinë” e rëndë, Mefin, Ramabajën, Armend Mujën, Elvis Hoxhën e Hysmedin Ferajn, në përkrahje të VLEN-it në Maqedoni të Veriut
Demokracia
20:02 | 03 Maj 2024

Share:

Pasi kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka udhëtuar sot për në Gjermani për të marr pjesë në një konferencë, ai nuk e la të ndjehet pa përkrahje opoziten shqiptare në Maqedoninë e Veriut, koalicionin VLEN.

Kështu Kurti i dërgojë atje njerëzit e tij, ku nuk mungon as analisti servil i Vetëvendosjes, Sadri Ramabaja.

Grupi i VV- së i prir nga deputeti Armend Muja e Mefail Bajqinovci bashkë me Hysamedin Ferajn e Elvis Hoxha shihen të ulur krah Arben Taravarit.

Kujojmë se përkrahja e Kurtit nuk e ndihmoi Taravarin e VLEN-it, pasi Bujar Osmani i BDI-së e mundi bindshëm në zgjedhjet presidenciale.

Ndërsa kryeministri Kurti është kritikuar për ndërhyrjen e tij në zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale të Maqedonisë së Veriut. Sipas analistëve dhe politikanëve Kurti me këto veprime po i përçan shqiptarët e Maqedonisë.

Ndërsa i pari i BDI-së Ali Ahmeti në janar të këtij viti kishte deklaruar se me ndërhyrjen që po bën Kurti në Maqedoni e ka vënë në një pozitë të vështirë, transmeton periskopi.

“Unë nuk e di që ka regjistruar parti, e di që shumë nga komuniteti ndërkombëtar kanë shprehur interesim për çfarë arsye z. Kurti ka nevojë të mbajë parti politike në Maqedoni, por kamë thënë se tani kjo është demokracia. Më kanë vendos në një situatë goxha të vështirë, por mirë atëherë pse z.Kurti ankohet kur Vuçiq bën aktivitete politike në Kosovë. Si na shpjegoni ju ne këtë punë? Më kanë lënë gati edhe pa tekst me shumë pyetje”, kishte deklaruar Ahmeti.

Ndërsa kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dje nga ceremonia e nderimit të Ali Ahmetit si Qytetar Nderi në Këshillin Bashkiak të Tiranës e thumboi Kurtin për përzirerjen e tij në Maqedoni.


“Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut nuk do të ishin sot në ditën e tyre më të mirë në historinë e atij shteti dhe as nuk do kishin dot një pluralizëm demokratik aq dinamik brenda perimetrit të jetës së partive shqiptare, sa t’i lejonin vetes edhe shpërfilljen e rrezikut të mbytjes në lugën e ujit të sherrit për më shumë pushtet, duke nënvlerësuar mundësinë reale të dobësimit politik te faktorit shqiptar. Ky mund të jetë rasti por nuk është momenti që të shtjelloj më tutje këtë që thash sepse nuk dua në asnjë mënyrë që një shprehje e plotë e opinionit tim sot të lexohet si ndërhyrje në fushatën zgjedhore të vendit fqinj, ku ne s’kemi asnjë qëllim të ndikojmë në vendimmarrjen e zgjedhësve të atij vendi, qoftë edhe të shqiptarëve”, tha Rama.

Të ngjashme