Lajme
“Të fala nga Kurti”: Haxhiu e vazhdon cirkun, “fajëson” Serbinë pse Kurti nuk shkoi në tubimin e VLEN-it në Berlin
Demokracia
11:36 | 20 Prill 2024

Share:

Albulena Haxhiu, ministre e Drejtësisë, mbrëmë mbajti një fjalim në tubimin e opozitës shqiptare në Maqedoni të Veriut, që u organizua në Berlin të Gjermanisë.

Ndonëse ishte paralajmëruar, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk mori pjesë në këtë takim. Arsyen e mungesës së Kurtit, e dha një vartëse e tij në Qeverie e në VV.

Haxhiu tha se Kurti nuk erdhi për shkak të cenimit të sigurisë nga Serbia. Megjithatë, Haxhiu tregoi se Kurti u ka bërë të fala.

“Për shkak të cenimit të sigurisë së vazhdueshme nga Serbia ka qenë e pamundshme që kryeministri Kurti të jetë i pranishëm, por më lejoni të shpreh të falat nga kryeministri Kurti” – tha Haxhiu që në hyrje të fjalës së saj para të pranishmëve.

Të ngjashme