Lajme
Gutierrez s’befasohet me renditjen e Kosovës: Autoritetet t’i mbrojnë gazetarët, në vend se t’i sulmojnë
Demokracia
20:17 | 03 Maj 2024

Share:

Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Evropiane të Gazetarëve, Ricardo Gutierrez ka thënë se nuk është befasuar me renditjen e Kosovës në indeksin e Reporterëve pa Kufij.

Ai për “Dukagjinin”, citohet të ketë thënë se autoritet nuk po reagojnë mjaftushëm ndaj kërcënimeve të gazetarëve.

“Nuk jam aspak i befasuar me vendin në të cilin është vendosur Kosova në këtë raport. Autoritete nuk po reagojnë mjaftueshëm ndaj kërcënimeve dhe agjendave të intimidimit të gazetarëve.” – është shprehur ai.

Ai mes tjerash i ka quajtur “obsesive” përpjekjet e Qeverisë për ta mbyllur mediumin Klan Kosova, derisa ka bërë thirrje që autoritetet t’i mbrojnë gazetarët, në vend se t’i sulmojnë.

“Ky rangim i varfër vjen gjithashtu pas përpjekjeve obsesive të Qeverisë për mbylljen e Klan Kosovës. Ne i ftojmë autoritetet që t’i mbrojnë gazetarët në vend se t’i sulmojnë ata.” – ka thënë ai.

Vlen të përmendet se sot është publikuar indeksi vjetor për lirinë e medias nga Reporterët pa Kufij.

Kosova është renditur në vendin e 75 në botë, duke rënë për 19 pozita më poshtë se sa vitin e kaluar, ku mbante pozitën e 56.

Të ngjashme