Lajme
Kurti kujtoi sërish mikun e Arkanit, Zoran Gjingjiqin, që dikur thoshte se “synonte ndarjen e shpejtë të Kosovës”
Demokracia
22:49 | 12 Mars 2024

Share:

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shkruar sot në “X” për 21-vjetorin e vrasjes së ish-kryeministrit serb Zoran Gjingjiq. Kurti ka thënë se ky është çmimi që ai ka paguar për qëndrimet e tij pro-perëndim dhe pro-reformave, që kanë përfshirë edhe çuarjen e Millosheviqit në Hagë.

Kryeministri Kurti ka thënë se kërcënimet për jetët e atyre që sfidojnë pushtetin në Serbi vazhdojnë ende.

“Në këtë ditë, 21 vjet më parë, u vra Zoran Gjingjiq. Ky është çmimi që ai pagoi për një qëndrim pro-perëndimor dhe pro-reformës, i cili përfshinte shkuarjen e Millosheviçit në Hagë. Kërcënimet për jetët e atyre që sfidojnë pushtetin autoritar vazhdojnë ende”, ka shkruar Kurti, përcjell Demokracia.com.

Kurti që sot e përkujtoi me fjalë të zgjedhura kryeministrin e vrarë serb Zoran Gjingjiq, ka harruar që dikur kishte fjalë të tjera për të.

Vetëvendosje ka pasur komunikata në faqen e saj të internetit në lidhje me Gjingjiqin, të cilat janë hequr më pas.

Këto komunikata nuk shprehnin megjithatë fjalë të zgjedhura të mira si ato të kryeministrit Kurti gjatë ditës së djeshme.

“Gjingjiq synonte ndarjen e shpejtë të Kosovës dhe Bosnjës, dhe integrim të shpejtë të Serbisë në NATO dhe BE.” – shkruante në komunikatën “Gjumi i thellë dimëror i politikanëve shqiptarë” të Vetëvendosjes.

Aty Gjingjiqi paraqitej si politikan pragmatist, që ishte vrarë pikërisht shkaku i këtij pragmatizmi.

“Dy vjet e gjysmë më vonë, këtë gjë do ta paguajë me kokë kryeministri serb Zoran Gjingjiq, jo pse ai ishte tepër demokrat sipas peshores serbe, por sepse ishte tepër pragmatik”, vazhdonte në po të njëjtën komunikatë kjo parti politike, përcjell Demokracia.com.

Ndërkohë, në komunikatën “Pavarësia e Decentralizuar” ku flitej për projektet e politikanëve serbë për ta ndarë Kosovën, përmendej edhe ideja e Gjingjiqit për federalizimin e saj.

“…Është po kjo gjykatë speciale për krime lufte dhe kriminalitet të organizuar që u formua vetëm më 1 korrik 2003: pasi që u vra Gjingjiqi dhe me synim që të ndjeken vrasësit e tij, e jo kriminelët serbë të luftës”, shkruante më tej kjo parti në të njëjtën komunikatë.

Për çudi, asnjëra nga këto nuk janë përmendur nga ana e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, prej kur është në pushtet.

Megjithatë, ish-kryeministri i Serbisë, Zoran Gjingjiq, i cili u kujtua me dhembshuri edhe vitet paraprake nga Kurti, prej kur kishte ardhur në pushtet kishte bërë thirrje për kthimin e pjesëtarëve të forcave serbe të sigurisë në Kosovë. Ai, po ashtu, bënte thirrje për idenë e rrezikshme të ndarjes së Kosovës në vija etnike.

Gjingjiq, po ashtu, ishte mik i ngushtë i kriminelit Zelko Raznatovic, i njohur si Arkani.

Për këtë kishte treguar edhe këngëtarja serbe Ceca Raznatovic në intervistën ekskluzive për gazetën serbe “Kurir”.

Ceca kishte zbuluar se Zelko Raznatovic – Arkan, burri i saj, ia kishte shpëtuar jetën në ish-kryeministrit serb Zoran Gjingjiq, në vitin 1999, duke e bartur në Mal të Zi.

Raznatovic në një bisedë për Kurir, kishte thënë se ata të dy ishin miq qysh nga koha kur Gjingjiq ka studiuar në Gjermani.

“Kur jeta e Gjingjiqit ishte në rrezik në vitin 1999 gjatë bombardimeve të NATO’s, Arkani i ka ndihmuar atij ta braktis vendin. Djali i rrezikshëm i asfaltit, siç e përshkruajnë Arkanin, i ndihmoi politikanit të ri që të strehohet në Mal të Zi dhe kështu ta ruaj jetën. Është e vërtet që burri im Zeljko i ka ndihmuar Zoranit që të strehohet në Mal të Zi. Zorani dhe Zeljko kanë qenë miqë qysh nga koha kur Djindjic ka studiuar në Gjermani”, ka thënë Ceca Raznatovic.

“Për marrëdhënjet e tyre të mira shumëvjeçare ndoshta më së miri tregon fakti se ditën kur është vrarë Arkani, Zorani dhe e shoqja Ruzica kanë ardhur në shtëpinë tonë për të shprehur ngushllime. Në ngushllime kanë qenë një mijë njerëz, por ky njeri, edhepse ka qenë në opozitë, ka ardhur që t’i jap përshëndetjen e fundit shokut të vet. Ishte trim, ka pasur qëndrim. Pas koncertit tim solist në Marakana, më kanë pritur 101 trëndafile nga Ruzica dhe Zorani. Djnidjic’i ishte “vagabond”, karizmatik dhe intelektual serioz, vizionar dhe burrështetas i madh. Konsideroj që ky popull meriton të dijë se pse është vrarë”.

“Edhe pas vdekjes se Zeljko’s, Zorani dhe une kemi qenë në marrëdhënie të mira. Më ka thënë me një rast: “Hajde të nisemi bashkë kundër Miloseviqit dhe ta rrëzojmë nga pushteti”. Kam rrefuzuar. Kurrë nuk jam marr me politikë dhe ajo nuk më intereson. E pastaj ndodhi fatkeqësia e madhe. Mendoj se të gjithë kemi humbur shumë me vdekjen e tij”, kishte treguar Ceca. /Demokracia.com/

Të ngjashme